Moska do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes mbi Nagorno-Karabakun

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të marrin pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Moska për t’i dhënë fund luftimeve mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme Ruse. Ndërsa përleshjet e dhunshme për rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit vazhduan edhe gjatë mbrëmjes të së enjtes, ministrat e jashtëm të të dy vendeve pranuan ftesën e Presidentit rus Vladimir Putin për t’u takuar për zhvillimin e negociatave të para që prej shpërthimit të luftimeve më 27 shtator. “Bakuja dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP duke iu referuar zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Sipas saj përgatitjet ndodhen në proces.

Në një deklaratë të enjten vonë, Kremlini tha se pas një serie diskutimesh me telefon mes Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinin, Presidenti Putin bëri thirrje për një ndalim të luftimeve në mënyrë që palët të shkëmbenin viktima e të burgosur.

Forcat armene dhe azerbajxhanase i kishin injoruar thirrjet e bërë dy javët e fundit nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa luftimet u përshkallëzuan në nivele që nuk ishin parë që nga vitet 1990. Tre vendet bashkëkryesojnë të ashtuquajturin Grupin i Minskut i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, i cili po përpiqet të gjejë një zgjidhje paqësore. Territori kryesisht etnik armen deklaroi pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në 1991 gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30,000 njerëzve para një armëpushimi të vitit 1994. Përpjekjet për paqe në konfliktin e Nagorno-Karabakut, të ndërmjetësuara nga Grupi i Minskut, u ndërprenë në vitin 2010.

Ngjarja paraprake

Franca anulon garën e biçikletave për shkak të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

AlternAtivA – Kumanovë: Pushtetet ndryshojnë, por huqin antishqiptar nuk e harrojnë

të fundit nga