Moska angazhon studentë në vend të mësuesve të moshuar për shkak të pandemisë

Autoritetet në kryeqytetin rus do t’i angazhojnë studentët për të dhënë mësim në shkolla në vend të mësuesve të moshuar pas rekordit të rasteve me koronavirus në Rusi.

Sergei Sobyanin, kryetar i Moskës, njoftoi të mërkurën se shkollat e mesme do të jenë të mbyllura javën e ardhshme pas zgjatjes së pushimit vjeshtor. Kështu, rreth 500.000 nxënës do të mësojnë nga distanca.

Megjithatë, shkollat fillore do të rihapen, ndërsa në to do të japin mësim të sapodiplomuarit dhe studentët, të cilët do të jenë të mbikëqyrur nga distanca nga stafi me përvojë. Sipas Sobyaninit, kjo metodë do t’i mbrojë mësuesit e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, shkruan The Guardian.

Ky vendim erdhi pas vendimit të autoriteteve shëndetësore që të angazhojnë studentë të mjekësisë nëpër spitale për të ofruar ndihmë në luftën kundër COVID-19.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe “Teach For Kosova”

Ngjarja e ardhëshme

Greqi, drejtuesit e Agimit të Artë dënohen me nga 13 vite burgim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian