“Mos vini maskë por vishni antiplumb” protesta për Klodianin në Lezhë e Berat

Për të tretën natë me radhë kanë vijuar protestat në shenjë revolte ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe  e të cilëve të rinj, u mblodhën pranë Obeliskut të Besëlidhjes në Lezhë.

Me thirrjet “Rama ik” qytetarët ndezën qirinj si homazh për të ndjerin teksa kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.

Më pas ata u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar hedhja e shashkave në drejtim të komisariatit.

Drejtësi për Klodian kërkuan edhe të rinjtë në Berat që u lëshuan në rrugë.

Ngjarja paraprake

Familja fitoi 127 milionë euro në lotari, bëjnë zgjidhjen e pabesueshme

Ngjarja e ardhëshme

Trump njofton se Izraeli dhe Maroku janë dakorduar për "marrëdhënie të plota diplomatike".

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian