Mos u dashuro me një person të shenjës së Binjakëve, nëse…

Një Binjak do të mësojë se njerëzit nuk janë gjithmonë, ashtu siç duken. Binjakët kanë dy identitete tëndryshme, të cilat alterohen në varësi të situatës, në të cilën ndodhen. Mund të jenë shpirti i një feste, ama kur festa përfundon, dinë të jenë edhe personat më të ndjeshëm dhe më bashkëpunues të mundshëm. Nga ana tjetër, pavarësisht se Binjakët janë tipa socialë që e pëlqejnë praninë e të tjerëve, ndonjëherëpreferojnë edhe të kalojnëkohë me veten dhe të reflektojnë mbi gjërat që i kanë ndodhur. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse nuk kërkon lidhje të qëndrueshme. Binjakët dashurojnë rrallë, ama kur dashurohen me dikë, ai person është padyshim një person me vlera dhe me atë person ata duan tëkalojnë gjithëjetën. Binjakët janë përgjithësisht sapioseksualë, pra dashurohen me personat inteligjentë, pasi dëshirojnë pranëdikë të zgjuar, që di t’i motivojë dhe t’i nxisë për të qenë një version më i mirë i vetes. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse nuk di të falësh. Binjakët dinë të falin, pavarësisht gabimit të bërë. Ata i marrin gjithmonë në shqyrtim situatat e ndodhura dhe ndjenjat e të tjerëve, përpara se të flasin apo tëvendosin për diçka. Madje, të bëjnë ndonjëherë të ndihesh aq në faj me veten, sepse të falin lehtësisht dhe kjo gjë të bën të luftosh për të falur veten. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse lodhesh nga njohjet afatgjata. Një person i kësaj shenje nuk do ta thotëasnjëherë fjalën “Të dua” lehtësisht, pasi preferon ta njohë gjatë dikë për të arritur drejt përfundimit, nëse e do atë person apo jo. Ndaj, nëse nuk dëshiron njohje afatgjata, mos u dashuro me një Binjak. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse dëshiron vëmendje të vazhdueshme. Rutina e një personi të kësaj shenje është tepër e ngarkuar, pasi Binjakët lindin për të qenë lidera. Nëse dëshiron të lidhesh me dikë dhe të kesh vëmendjen e tij gjatë gjithë kohës, dije se nuk ke për ta gjetur tek Binjakët. Ata të mbajnë nëmendje gjatë gjithëkohës, por nuk të shkruajnë shpesh, pasi janë të zënë. Duhet t’i kuptosh dhe t’u japësh hapësirën e duhur. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse nuk ke dëshirë të ndryshosh. Një Binjak do të transformojë nëversionin më tëmirë të vetes tënde, aq sa do të arrijë një moment, kur në vetmi do ta kuptosh se sa shumëke ndryshuar për mirë. Nëse nuk je gati për një ndryshim të tillë, mos u dashuro me të. 

Mos u dashuro me një Binjak, nëse nuk tregon sinqeritet dhe besnikëri ndaj tij. Binjakët janë persona qëbesojnëme vështirësi tek të tjerët, ama duhet të dish se nëse fiton besimin e tyre, dije se nuk ke për ta humbur kurrë. Ata vërtet besojnë me vështirësi, ama besojnë personat që ia vlejnë të kenë besimin e tyre. 

Mos u dashuro me një Binjak, sepse ndershmëria e tij do të nxisë të mos thuash asnjëherë një gënjeshtër. Do ta gjesh veten duke përshpëritur “Të dua” dhe kur ai do të ta thotë mbrapsht të njëjtën gjë, do ta ndjesh se sa me fat je që e ke pranë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spanja përgatitet kundër Shqipërisë

Story i radhës

Edhe Roman Abramovich mori pjesë në negociatat Rusi-Ukrainë

Të fundit nga