‘Mos nis mjekim pa të thënë mjeku’/ Covid-19 dhe virozat e stinës, antibiotiku i pa rekomanduar bën më shumë dëm

Bashkë me virusin e covid 19 në popullatë ka shumë viroza dhe ndoshta edhe virusi i gripit por ende nuk është izoluar në laboratorin e ISHP.

Por me t’u shfaqur simptomat e para qytetarët i kap paniku dhe nisin menjëherë mjekim edhe pa u  vizituar tek mjeku  nga frika se mos kanë rënë në kontakt me Sars cov 2.

“Simptomat janë lehtësisht të ngatërrueshme pasi ka këputje, temperaturë , kollë , të përziera diarre tek të dyja”

Ajo çfarë  është më shqetësuese,  nga frika, qytetarët sapo ndiejnë shenja  edhe pa i konfirmuar ato nëse janë Covid  kanë filluar të  shpërndajnë recetat e mjekimit  tek njeri tjetri duke i nisur antibiotiket pa konsultën e mjekut. Por në fakt kjo vështirëson gjendjen e tyre shëndetësor  pasi antibiotiket të cilët luftojnë bakteriet ulin imunitetin në organizëm  dhe nëse je prekur nga covid  i cili e ul më shume imunitetin përkeqëson gjendjen shëndetësore . Ndaj mjeku Mandri ka një sugjerim për të gjithë.

Organizata botërore shëndetësisë ka paralajmëruar tanimë se na presin disa muaj të vështirë për shkak edhe të dimrit që po troket . Ndaj vëmendje tek masat që na mbajnë larg virusit distancë higjienë dhe maskë.

Ngjarja paraprake

Vetizolohet Boris Johnson, ra në kontakt me një të infektuar me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

A ka basketbollist të infektuar në Kombëtaren e Kosovës?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian