Mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nga BE-ja, paraqet një diferencë shumë të madhe me popujt e tjerë

Për sa i përket çështjes se si mund të zgjidhet konkretisht problemi urgjent në mes Kosovës dhe Serbisë, që është ai i një zgjidhje përfundimtare, që do të ishte diçka «profane» të finalizohej me njohjen reciproke, por përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta thoshte edhe Evropa, e cila duhet ta realizonte më herët rolin e saj, por jo edhe deri këto ditë, duke e lënë Kosovën të fundit dhe të vetmen në rajon me qytetarët e saj të mbyllur pa liberalizim të vizave.

Nëse kemi parasysh të drejtat dhe liritë njerëzore si edhe lëvizjen e lirë të tyre, vetë Evropa, po bënë dallime, duke i shkelur këto të drejta dhe parime nga vetë fakti se, rolin e vet sikur po e përcakton ne bazë të ëndjeve dhe jo në bazë të fakteve dhe realitetit, që në këto rrethana i bie se populli i Kosovës, po trajtohet si popull i dorës së dytë.

Apo, sikur askush nuk mund ta shpjegojë një çështje të tillë, dhe si do të përfundojë dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës, dhe të realizohet një zgjidhje e mundshme e cila është lidhur nyje, dhe sëcila kohë e humbur apo neglizhenca e kësaj çështje shumë delikate, do të thotë se historia e dhimbshme dhe tragjike në mes këtyre dy popujve mund të përsëritet.

Dhe nëse Evropa, nuk e vënë në veprim vullnetin e vet për të trajtuar qytetarët e Kosovës, në mënyrë të barabartë sikur edhe qytetarët tjerë në gjirin e saj, kjo do ta ndihmonte dhe fuqizonte edhe më shumë ndikimin e Serbisë, ndaj Kosovës, e cila po e pengon dhe bllokon sëcilin hap të saj të integrimit në strukturat euroatlantike.

Mos liberalizimi i vizave ndaj qytetarëve të Kosovës, është duke ndikuar dukshëm edhe në dëm të zhvillimit ekonomik të vendit, një ndjesi e cila po ndikon prekshëm edhe ndaj kompanive dhe bizneseve të vogla, ku lëvizja e qytetarëve nuk është e lirë për të zhvilluar veprimtaritë dhe bizneset e tyre.

Nuk ka pikë dyshimi se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe izolimi i tyre në këtë kohë moderne, një gjë e tillë e bënë të pasigurtë popullin e këtij vendi dhe marrëdhëniet e tij me shoqëritë dhe popujt tjerë të botës, me ç’rast mund ta quajmë edhe një paqartësi ndaj BE-së, duke ditur se vendi jonë i ka plotësue të gjitha kushtet, jo vetëm për liberalizim të vizave, por edhe për t’u bërë anëtare e saj.

Evropa edhe pa një trysni të jashtme apo të brendshme duhet ta ndjejë prekshëm çështjen e qytetarëve të Kosovës, që të ndikojë në zhvillimin dhe integrimin e saj, sepse ekziston një Serbi kryeneçe, e cila po arrinë diçka të ngjajshme, që mund ta përçajë jo vetëm Kosovën e Ballkanin, por përmes aletit rus dhe kinez, mund ta përçajë edhe botën.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nuk do ta dëmtonte imazhin e Evropës dhe asnjë vendi të botës, duke ditur se janë njerëz të një qytetërimi të lashtë ilirik dhe historik, që do të ishte edhe një ngjarje historike për qytetarët e saj, duke plotësuar nevojat dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të këtij vendi, si edhe do të lidhte ura të reja miqësore e shoqërore në mes njerëzve të këtij vendi me vendet tjera të botës.

Mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, paraqet një diferencë shumë të madhe dhe dallim me popujt tjerë, megjithatë, e gjithë kjo nuk është ta thëmi si një shpëtim i vërtetë i këtij populli, por kjo është një përpjekje për të fituar terren brenda një ekzistence të tronditur njerëzore dhe për të krijuar një farë rregulli të jetës, siq ndodh edhe me popujt tjerë të botës demokratike.

Prandaj, Evropa duhet ta kuptojë brengosjen dhe përvojën e hidhur të këtij populli, ashtu edhe çështjen që na shqetëson, për faktin se edhe në kuptimin e mesazhit njerëzor, në këtë oqean teorish dhe programesh të politikës evropiane, hapësira në dispozicionin tonë në këtë mënyrë po ngushtohet në Kosovë, pranda duhet pa vonesë të arrijmë në pikën kulminante me njohjen reciproke në mes këtyre dy vendeve, dhe Serbia me sjelljen e saj, duhet të disilpinohet pa pasur pasoja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pelosi: Amerika vlerëson udhëheqjen e Zelensky dhe admiron popullin e Ukrainës për guximin e tyre

Story i radhës

Kovaçevski: Një mirënjohje e madhe për të gjithë punëtorët në vend, Qeveria është aleati i tyre i sinqertë

Të fundit nga