Mos iu besoni politikanëve profiter dhe shkurtëpamës

Mos t’iu shqetësojnë  dezinformatatë dhe propagandat qëllimkëqija të ca profiterëve dhe mendje errëtëve politikë, nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as shkëmbim territoritorësh me Serbinë gjenocidale ,anti shqiptare dhe koloniale.

Edhe pse Serbia, është po ajo e njëjta e Millosheviqit , e kasapit të Ballkanit dhe tragjedia  historikisht e shqiptarëve është e vetëdijshme se e ka humbur ish kalonin e saj Kosovën, Dardanin shqiptare të dikurshme ,por siç e pranon edhe vetë në momentet e fundit të negociatave me palën Kosovare me ndërmjetësimin Europiane dhe ndërkombëtare ,do të përpiqet të merr atë që mundet ta marr nga Kosova.

Përfaqësuesit Kosovar në procesin  negociatave me këtë dhelpër të Ballkanit e cila gjithmonë e ka hedhur gurin dhe e ka fshehur dorën në bashkëpunim edhe me disa Esat Pash Toptana shqiptarë në dem të kauzën së drejtë kombëtare shqiptare dhe të Kosovës ,duhet të jenë shumë të vëmendshëm, të vendosur dhe të guximshëm për t’i thënë jo përfundimisht Serbisë në Kosovë dhe për të bërë me dije njëherë e mirë Serbinë dhe Bashkësinë ndërkombëtare se serbët në Kosovë nuk mund të kenë as më shumë  dhe as më pakë të drejta se shqiptarët në trojet e veta në Serbi  nw Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës , të drejtat e të cilëve shtetit serb i shkel në mënyrë brutale dhe sistematike në sytw Evropës dhe Botës.

Edhe tani, kur po zhvillohen negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel , për të arritur një Marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin Euro- Amerikan, Serbia vazhdon spastrimin e etnik të vendbanimeve autoktone shqiptare  në Serbi, dhe Europa bënë sehir thua se nuk po ndodhë as gjë.

Pra ,kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, me të cilën detyrohemi të negociojmë, në njërën anë kwrkon të drejta për serbët në Kosovë , drejtat e të cilëve nuk i ka as një minoriteti në as një shtet tjetër të Evropës apo botës dhe në anën tjetër në mënyrën më brutale i shkel të drejtat e Shqiptarëve në Serbi, duke i dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike dhe duke ua bërë të pa mundur kthimin në trojet e tyre në të cilat historikisht kanë qenë autokton me mija vite para se të dyndeshin serbët nga Karpatët e Rusisë për të ardhur për tu vendosur në Gadishullin Ballkanik, për të jetuar përgjithmonë këtu ku janë edhe tani.

Paqja Kosovë ‐Serbi është e mundur, kjo nuk do të varët  nga Kosova por nga Serbia, kur Serbia do ta pranojë botërisht të kaluarën  saj kriminale, gjenocidale anti shqiptare dhe heqja dorë përfundimisht nga pretendimet territoriale koloniale ndaj Kosovës.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Heide Klum skena të 'nxehta' me burrin

Ngjarja e ardhëshme

Përse këshillohet përsëri veshja e maskës?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian