Mos ikni nga garat zyrtare evropiane, klubet e Kosovës aty e kanë vendin 

Nuk rritet cilësia (bie gjithnjë e më poshtë) duke mos garuar në garat kualifikuese të Kupave Evropiane, për atë luftuam që të jemi pjesë e komunitetit të barabartë sportivë evropian pothuajse dy dekada e gjysmë (1991 -2016). 

Është e neveritshme, e pamoralshme, e papërgjegjshme dhe e turpshme të mos garojmë me klube në garat zyrtare evropiane, që dikush duhet të kërkojë llogaridhënie të ato sporte kolektive, që ikën apo u frikësuan që të marrin pjesë në Kupat Evropiane me klube! Ky është dështimi më i madh apo minusi më i madh, e cila e dëmton shtetin e Kosovës!

Futbolli me tri klube dha provimin e na bëri krenarë po ashtu edhe hendbolli po merr pjesë me 8 klube (4 meshkuj e 4 femra), një kompliment.
Kosova ka luftuar që nga viti 1991 që të jetë pjesë e garave zyrtare evropiane, e cila u arrit me shumë sakrificë, sot po ikin nga ato gara, duke u marrë me përralla dhe spektakle sot për nesër. 

Të paktën kampioni apo fituesi i Kupës së Kosovës, të na përfaqësojë në garat evropiane!

Zgjidheni rrugën e garave zyrtare evropiane (Kupave Evropiane), aman sa më larg përrallave dhe garave jo zyrtare!

Mos u mburreni me spektakle të rrejshme e përralla, në secilën sport kolektiv luftojeni për një ekip sa më të fortë që të na përfaqësojë në garat zyrtare evropiane përkatësisht Kupat Evropiane.

Shikojeni xhudon, tri medalja të arta olimpike! Driton Kuka, gjithmonë me garues garojë në garat zyrtare dhe jo në turne të mahallave. Sot është krenari e kombit shqiptarë.

Disa sporte kolektive sa më shpejtë që është e mundur të thërrasin një tryezë, të shohin mirë kah po shkojnë dhe pse janë në krizë të rëndë edhe me Kombëtare kur luajnë në garat parakualifikuese duke humbur nga shtetet që e kanë sportin pak të zhvilluar!

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

‘Godet’ Mevlani: Lediana nuk ia vlente, nuk e kam dashur kurrë

Ngjarja e ardhëshme

“Hajde me xhaxhin të të çoj diku”/ 60-vjeçari fut të miturën në ashensor, vajza: E bëri edhe me dy shoqet e mia

të fundit nga

Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke

AlbanianEnglishMacedonian