Morina ia tërheq vërejtjen njësisë së ”Hidroregjionit” në Malishevë

Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, priti në takim, udhëheqësin e njësisës së ” Hidroregjionit”, në Malishevë, Njazi Bytyçin, me të cilin biseduan, për projektet dhe punët të cilat aktualisht po i kryejnë kjo njësi brenda territorit të Komunës së Malishevës.

Morina, kërkoi në mënyrë ultimative që për çdo punë që fillon njësia e ”Hidroregjionit” në Malishevës, së pari të merrë leje pëlqimi për të nis punimet për sëcilin projekt që ka planifikuar apo edhe riparim.

Morina tha se infrastruktura rrugore e shtruar me asfalt dhe trotuaret me kubëza, po dëmtohet nga punimet e kësaj njësie dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse nuk përfillen këto kërkesa, do të sanksionohet njësia në fjalë përmes rrugëve ligjore.

Në anën tjetër, Njazi Bytyçi, udhëheqës i njësisë së ” Hidroregjionit” në Malishevë, u zotua se për çdo prishje gjatë punimeve që bënë njësia jonë, jemi në gjendje që atë infrastrukturë rrugore do ta riparojmë dhe ta kthejmë si ishte më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Saraçi i Rrogozhinës, shfajëson Bashën: Fajin për humbjen e kam unë dhe deputetët, veç Dash Sulën e kam pas në krah

Story i radhës

Takohet drejtori Ylber Sela me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali: Gjuha shqipe do të zbatohet edhe në shëndetësi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish