“Monstra”, dëshmitarja: Dheu nga Liqeni i Smillkovës dhe nga automjeti janë analizuar por nuk është bërë ekspertizë

Ekspertiza e dheut nga Liqeni i Smilkovës dhe automjetit “Opel Omega” i gjetur në vendin Vrazhivir, menjëherë pas vrasjes së pesëfishtë edhe sot ishte temë e seancës për rastin “Monstra”.

Sipas ekspertes Vesna Antiq, e cila në vitin 2012 ishte kryeinspektorja për ekzaminim kimik në MPB, nuk u bë asnjë ekspertizë për këtë rast, por vetëm një analizë ku u konkludua se mostrat nga vendi përkojnë me njëri-tjetrin.

“Nuk kam bërë ndonjë ekspertizë të dheut. Dheu nga Liqeni i Smilkovës dhe automjeti janë analizuar, nuk është bërë ekspertizë. Unë nuk e kisha për detyrë nga mbikëqyrësit e mi. Ekziston një ndryshim midis analizës dhe ekspertizës. Ekspertiza është diçka më e madhe se analiza”, delaroi ekspertja Antiq.

Mbrojtja e të pandehurve në këtë rast, në fjalimin e tyre, shprehu dyshime për të gjithë procedurën mbi ekspertizën e dheut.

“Kjo eksperte nuk ka bërë ekspertizë, por vetëm analizë për të cilën nuk kemi asnjë procesverbal, asnjë raport nga ajo. Eksperti tha se analiza ishte bërë nga dy mostra dhe ato ishin skanuar, por më 20 Prill 2012, dhe jo më 14, siç tha ai gjatë gjithë kohës. Vetëm data thotë se analiza është bërë pas ekspertizës së ekspertes Snezhana Nikolovska. Kjo tregon se është bërë edhe një tjetër falsifikim. Për këtë, ne jemi të detyruar të paraqesim dy kallëzime penale, dhe jo vetëm një siç kemi njoftuar”, tha avokati Naser Raufi.

Paraprakisht gjatë kësaj seance një dëshmitar dëshmoi nga “bombat”, ku ai u dëgjua duke pyetur nëse dinte ndonjë gjë për atë që ndodhi në Liqenin e Smilkovës, në mbrëmjen e 12 prillit 2012. Kur u pyet nga mbrojtja, ai deklaroi se kishte biseduar me një anëtar të partisë. dhe se ai nuk di asgjë më tepër për këtë rast.

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, sipas njoftimeve të prokurorisë, është afër përfundimit, dmth për një kohë të shkurtër ata do të japin fjalët përfundimtare për këtë çështje gjyqësore, e cila me vendim të Gjykatës Supreme është vendosur për rigjykim.

Gjykatës kryesor në këtë lëndë është Ognen Stavrev. Ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Ngjarja paraprake

Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

Ngjarja e ardhëshme

Modelja që mbështet klubin, nudo dhe çmend fansat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian