monitorohej nga sherbimet sekrete serbe elshani per kameren ilegale ne leposaviq 678fdbf2ae7a8

“Monitorohej nga shërbimet sekrete serbe” – Elshani për kamerën ilegale në Leposaviq

January 21, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Leposaviqit, një kamerë ilegale që kishte monitoruar rrugët për një periudhë të gjatë është hequr nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin në veri të vendit, Veton Elshani, ka njoftuar se kamera ishte vendosur në një shtyllë elektrike afër objektit të Elsktoseverit dhe ishte zbuluar nga autoritetet kosovare.

Elshani ka shtuar se kjo kamerë kishte shërbyer për të monitoruar territorin dhe dyshohet të ketë qenë në përdorim për një periudhë të gjatë, ndoshta për disa vite, pa u zbuluar deri tani

“Sipas informacione tona fillestare, besohet që ajo kamerë ka qenë aty me vite të tëra, derisa ne e kemi parë tash”, ka thënë Elshani.

Ai ka ka thënë se dyshohet se kamera është vendosur dhe ka operuar nën mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete të Serbisë.

“Ne besojmë që shërbimet sekrete ose shërbimet e sigurisë së shtetit serbe do të duhej me vendos edhe me monitru këtë kamerë. Po sikur të ishin komunat, që kanë qenë legjitime më herët, ajo do ta vendoste në shtyllë elektrike. Kjo kamerë konsiderohet të jetë e maskuar, në mënyrë që të mos shihet. Sikur që nuk e kemi parë deri vonë”, ka shtuar Elshani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rama takon kreun e marredhenieve publike te tiktokut per europen do te rihapet ne nje kohe me te arsyeshme 678fd256eacc8
Story i mëparshëm

Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën: Do të rihapet në një kohë më të arsyeshme

shkup mbahet takimi i pare i projektit te aa se per trajnim ne gazetarine mjedisore dhe klimatike 678fdec6457d4
Story i radhës

Shkup, mbahet takimi i parë i projektit të AA-së për trajnim në gazetarinë mjedisore dhe klimatike

Të fundit nga

ShkoLartë