Monika zbulon ‘sekretet’ e pathëna në BBV: Erdhën mjekët për Fifin brenda BBV. Vëllai i Madh më la një porosi

Zbulohen detaje të reja nga periudha brenda shtëpisë së BBV për banorët.

Debati për “shkopin” është rikhtyer sërish në Post Big Brother VIP. Ishte Semi që u ndje shumë keq dhe përjetoi gjendje ankthi nga loja e Monikës, Palomës dhe Fifi pasi kjo e fundit lëvizte nëpër shtëpi me shkop në dorë. Monika ka zbuluar detaje që nuk i dinim për Fifin dhe bisedës që është bërë tek dhoma e rrëfimit për gjendjen shëndetësore të këngëtares.

DEBATI:

Semi: Dhe tani që e shoh nuk është se më jep ndonjë ndjesi. Ai nuk ka qenë moment i mirë. Nuk mendoj ndryshe, mendoj se ka qenë gabim e gjithë loja dhe mbaj mend që Monika më ka thënë që kisha fjetur gjumë se po të kisha qenë zgjuar, nuk do e kisha lejuar. Realisht, këtë situatën e përjetoj keq dhe nuk do të doja të shpërtheja në këtë moment.

Monika: Fifi ishte në një gjendje emocionale kur kishin mjekët dhe të nesërmen nga vëllai i madh jam thirrur dhe më kanë thënë, kujdes Fifin. Në orët e para të mëngjesit, Fifi tha dua të dal. Dalim bashkë i thashë dhe me ne ishte edhe Paloma. Tha dua të bëj diçka të ndryshoj gjendjen time dhe mes nesh të trejave po fillonte një lojë. Atë lojë, fillimisht kam dashur ta bëj me Palomën dhe i thashë nuk do futesh ti sepse banorët po të sulmojnë, ndaj po futem unë. E gjitha u bë që gjendja emocionale e Fifit të shkonte mirë. Kemi shkuar tek Vëllai i Madh dhe na tha merrni një shkop për të bërë lojën. Ndaj shkopi do të përdorej si sinjal. E bëmë te Arjola dhe ajo e kuptoi ndaj e percipituam lojën. Kur Arjola thotë boll me këtë, Paloma thotë duhet të flemë, Fifi duhet të shkonte të linte shkopin, ngrihen çunat dhe e kapin me shkop në dorë.

Semi: Ideja është që e gjithë situata u zgjat më shumë se sa duhej.

Monika: Në momentin kur ti ke qenë aty, Fifi ka qenë e ulur tek Arjola. Unë kam dëgjuar të bërtiturat për të ardhur. Fifi ishte pa shkop dhe ti ke agravuar situatën.

Semi: Unë kam agravuar situatën? Diskutimi ishte çfarë lloj loje është kjo. Të gjithëve i dukej gjëja më normale në shtëpi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kujdesi dhe gatishmëria, vazhdimisht duhet me qenë prezente por në veçanti gjatë dhe pas konfliktit Rusi – Ukrainë

Story i radhës

Banorët në vijën e frontit s’presin shumë ndryshime pas njoftimit të Putinit

Të fundit nga

Dënohet rëndë Peja

Peja është dënuar të martën nga Komisioni i Garave i FBK-së, që drejtohet nga Armend Hamiti.