“Monika më ka zhgënjyer, Einxhelin do ta ketë shoqe”, bashkëshortja e Ilirit tregon marrëdhënien e balerinit me banorët pas finales

Emanuela, bashkëshortja e Ilir Shqirit, ka komentuar marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë, duke treguar se kush e ka zhgënjyer më shumë, por dhe se kë sheh më afër balerinit.

Duke folur për “Breking”, Emanuela tha se sjellja e Monikës, pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ e ka zhgënjyer sepse nuk e priste, duke qenë se e ka parë të afërt me Ilirin.

“Po, ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”- deklaroi Emanuela.

Ajo tregoi dhe banorët që i sheh si miq të Ilirit deh pas daljes nga shtëpia, ndërsa shtoi se dhe Einxhel e sheh pranë bashkëshortit të saj, edhe pse kanë pasur përplasjet e tyre.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhell sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj”- tha ajo.

Emnuela tregoi po ashtu se ka marrë shumë mbështetje si nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për Ilirin, duke bërë të mundur që ai të fitonte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjukanoviq: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist

Story i radhës

Siguria në rrugën Elbasan-Librazhd/ Do vendosën barriera për gurët. Dhe barriera 4 metra të larta

Të fundit nga