Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime

1 minut lexim

Ky është momenti kur raketa e sistemit raketor të forcave ukrainase, fluturon mbi kokën e një valltareje ruse – e cila u largua nga Krimea e okupuar nga Kremlini – pasi ukrainasit së fundmi besohet se kanë shpeshtuar sulmet atje.

Gruaja e identifikuar si Dasha, është banore lokale në Yevpatroiya, ku së fundmi po zhvillohen luftime të ashpra mes dy palëve.

“Është tmerr, gjithçka po ndodh në kohë reale nga Zaozerka. Duhet të largohemi nga Krimea”, dëgjohet valltarja ruse duke thënë në video.

Kjo video është e fundit në serinë e shumë tjera – ku një ditë më herët komanda e marinës ruse në Gadishullin e  Krimesë u sulmua me dronë kamikazë të ushtrisë ukrainase.

Madje në videot amatore shihej duke dalë tym i zi, pavarësisht se sistemi mbrojtës kundërajror i rusëve tentonte t’i rrëzonte.

Sulmet i ka konfirmuar edhe guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, i cili në llogarinë e tij në Telegram tha se për fat të mirë asnjë dron i ushtrisë ukrainase nuk është rrëzuar nga rusët. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa para fituan

Story i radhës

Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga