Momenti kur Klopp i vërsulet trajnerit të Burnleyt në tunelin e stadiumit

Jurgen Klopp dhe Sean Dyche kanë qenë mbrëmë të përfshirë në një zënkë menjëherë pas pjesës së parë, ku pas shkëmbimit të disa fjalëve, tekniku gjerman vërehet duke iu vërsulur Dyche në tunelin e zhveshtores.

Zënka ishte për përplasjen mes Fabinhos të Liverpoolit dhe Ashley Barnes të Burnleyt, ku ky i fundit u pengua nga Fabinho, vetëm që më pas të fillonte zënka mes dy lojtarëve, përcjell KosovaPress.

Duke u qetësuar gjërat dhe lojtarët duke hyrë drejt zhveshtoreve, dy trajnerët Klopp dhe Dyche vërehen duke komunikuar me tension, dhe më pas Klopp iu vërsul drejt tunelit teknikut anglez.

Pas ndeshjes, të cilën kampioni aktual Liverpooli e humbi si vendas me rezultat minimal 0:1, Klopp u pyet rreth rastit që kishte ndodhur pas pjesës së parë.

“Nëse ai nuk është duke folur për atë gjë, as unë nuk do të flas. Unë nuk e fillova zënkën, por nuk është asgjë. Çdo gjë është në rregull”, tha Klopp.

Disfata e tyre kundër skuadrës së Dyche, i dha fund rekordit të tyre prej 68 ndeshjeve pa humbje në fortesën “Anfield Road”, dhe tani janë në serinë më të keqe, ku kanë katër ndeshje radhazi pa shënuar asnjë gol, kështu duke e humbur hapin drejt liderit të tabelës, respektivisht Manchester United.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur videon rreth incidentit të ndodhur mbrëmë mes Jurgen Klopp dhe Sean Dyche.

Jurgen Klopp & Sean Dyche exchange strong words in the tunnel at half-time 🤬 pic.twitter.com/rvnGEWMBiX

— Football Daily (@footballdaily) January 21, 2021

Ngjarja paraprake

Turqi, urdhër arrest për arrestimin e 44 pjesëtarëve të FETO-s

Ngjarja e ardhëshme

Kryeministri holandez paraqet dorëheqjen mbretit Willem-Aleksandri

të fundit nga