Momente tmerri për Lukën, grabitësit futen me armë në vilën e tij

Momente tmerri për Lukën, grabitësit futen me armë në vilën e tij!

Momente tmerri në shtëpinë e ish-kampionit të botës, Luka Toni. Mediat italiane raportojnë se 3 hajdutë të maskuar dhe të armatosur janë futur dhe kanë grabitur vilën e tij në Montale në zonën e Modenese.

Ish-sulmuesi italian, i cili fitoi Këpucën e Artë në sezonin 2005-2006, ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, teksa policia italiane është duke hetuar ngjarjen.

Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi. Nga dëshmitë e Tonit, mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin shuma të konsiderueshme nga shtëpia e tij.

Ngjarja paraprake

LSDM: Nevojitet përgjegjësi maksimale për parandalim të përhapjes së virusit

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi mbledh të rinjtë: Nuk ka virus që ju ndal, LSI foltorja juaj për të shpëtuar Shqipërinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian