Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë

Moment jo për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh.

Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.

Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji, Kumbulla ka qenë një nga 4 lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit.

Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Се степаa советници од листата на Димитриевски и на СДСМ, Салиевски вели дека Реџеповски го удрил во главата

Ngjarja e ardhëshme

“Sa fëmijë ke qejf të kesh?”/ Ja si përgjigjet Rudina Dembacaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian