Modriqi mbetet edhe për një vit te Reali

Luka Modriq do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka njoftuar të hënën se mesfushori kroat ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, e cila do ta mbajë atë në klub deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve thuhet se ka muaj që është arritur dhe të gjitha detajet pritet të zyrtarizohen brenda këtij muaji.

Modriq këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm te Reali duke luajtur në të gjitha 34 ndeshjet, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime. 35-vjeçari është pjesë e Real Madridit prej vitit 2012.

Ngjarja paraprake

Kovid RMV/21 humbje jete ,284 raste të reja. Shërohen 449 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Tha se nuk publikon asnjëherë foto me të, Mevlani bën këtë gjë për Ledjanën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian