Modriç: Për atë jemi gati të shkojmë në luftë

Luka Modriç mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Mesfushori i Kroacisë dhe i Real Madrid ka dhënë një intervistë për Sportske, në të cilën ka folur për tematë ndryshme.

Në mënyrë të veçantë për sezonin e s apo mbyllur, në të cilin Los Blancos kanë fituar kampionatin dhe Champions League pas disa fitoreve të pabesueshme kundër PSG, Chelsea dhe Manchester City dhe finalen kundër Liverpool-it.

Sipas kroatit, kthesa ka ardhur  me Paris Saint-Germain: “Ka qenë e çuditshme ta shihja Messi-n me fanellën e një klubi tjetër pas gjithë Calisico-s që kemi luajtur Parisienët kanë një grup të mrekullueshëm yjesh”, ka thënë Modric.

“Megjithatë, ne jemi Real Madrid dhe kur kemi arritur të gjejmë rimtin tonë të lojës, kemi qenë në gjendje t’i shtypim me mbështetjen e tifozëve tanë. Ka qenë një ndeshje me të vërtetë emocionuese. Ajo ka qenë kthesa”.

Në lidhje me të ardhmen: “Nëse jy do të jetë viti im i fundit? Deri në momentin që do të ndihem mirë dhe trajnerët do të më duan, do të vazhdoj përpara”.

Dhe në lidhje me trajnerët: “Ancelotti ka sjellë qetësi dhe stabilitet dhe ka krijuar një klimë besimi reciprok. Nuk ka qenë e çuditshme për mua, sepse isha i bindur se kishim një skuadër superiore. Në fund kemi fituar me meritë dhe në mënyrë dominuese titullin e 35-të, i treti për mua”.

Akoma për Ancelotti-n: “Ai është unik në mënyrën si sillet me lojtarët. Qasja e tij është shumë pozitive dhe e përulur, është aq korrekt dhe dasahmirës, sa nuk ka mundësi që dikush të abuzojë me besimin e tij.

“Ka autoritetin dhe njohurinë e duhur dhe, kur komunikon, arrin të nxjerrë më të mirën nga çdo lojtarë. Të gjithë do të shkonin në luftë për të, si ata që luajnë, ashtu edhe ata që nuk luajnë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju paralajmërojnë ekspertët, nëse udhëtoni me makinë gjatë ditëve të nxehta, shmangni patjetër këtë gabim

Story i radhës

Masakra me tre shqiptarë të vrarë në Athinë, zbulohet identiteti i viktimës së dytë

Të fundit nga