Moderoi për herë të parë “Portokalli”, ja ç’koment bëri Xhemi Shehu për Fjoralba Ponarin

Fjoralba Ponari është prezantuesja e “Portokalli” për këtë sezon të ri dhe mbrëmë u shfaq në ekran përkrah Salsano Rrapit.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar gjatë kohës që ishte në skenën e programit të humorit.

“Më uroni fat!”, shkroi Ponari krahas saj.

Image

Nisur nga kjo, urimet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte komenti i Xhemi Shehut.

Xhemi ka qenë prezantuese e “Portokalli” prej disa vitesh, por zgjodhi të largohej sezonin e kaluar.

“Suksese, e meriton”, shkroi Shehu shoqëruar edhe me ‘emoji-n’ e një zemre të kuqe.

Image

Para Fjoralbës, në këtë pozicion ishte Eneda Tarifa, por artistja zgjodhi të shkëputej.

Kjo sepse, sipas saj, është momenti më i mirë për të sjellë projekte të reja në muzikë.

Image

Lajmin se Fjoralba do të ishte prezantuese këtë sezon e konfirmoi vetë ajo, duke shtuar se nuk e kishte menduar kurrë më parë se do të bëhej pjesë e këtij programi, por ka qenë bordi drejtues ai që e ka bindur se mund t’ia dalë.

Ngjarja paraprake

"Turqia do të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër islamofobisë"

Ngjarja e ardhëshme

Mijëra persona protestojnë në Australi kundër sulmeve seksuale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian