Moderatori i famshëm Larry King ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po trajtohet në spital

Moderatori i famshëm amerikan Larry King ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri dhe po trajtohet në një spital në Los Angeles, raportojnë mediumet amerikane.

Burime të afërta me familjen i kanë thënë ABC News, se ish-punonjësi i CNN-it, gjendet në spitalin “Cedars-Sinai Medical Centre” për më tepër se një javë.

Në një karrierë mbi 60-vjeçare, King ka fituar shumë çmime, përfshirë dy Peaboy dhe një Emmy.

Ai është përballur me disa probleme shëndetësore në vitet e fundit, ku ndër tjera pati edhe sulme në zemër.

Përfaqësuesit e 87-vjeçarit nuk kanë komentuar për hospitalizimin e tij dhe gjendja aktuale e tij është e paqartë.

“Larry është përballur me shumë çështje shëndetësore në vitet e fundit dhe po e lufton edhe këtë si kampion”, ka thënë një burim për CNN-in.

King bëri famë me radio-programin “The Larry King Show” në vitet 1970-ta. Ai më pas ishte moderator i “Larry King Live” në CNN, nga viti 1985 deri më 2010, duke organizuar intervista me shumë mysafirë të famshëm, përfshirë politikanë, sportistë, yje muzikorë, etj.

Ai po ashtu ka shkruar kolumne për “USA Today” për gati 20 vjet.

Së fundi, King ka moderuar një program tjetër, Larry King Now, në Hulu dhe RT, transmetues shtetëror rus.

Ngjarja paraprake

Ylli i Real Madridit: Njerëzit s’e dinë çfarë do të thotë të vish nga një lëndim i rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Aksident në Përmet/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 62-vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian