Modelja Katie Price konfirmon ribashkimin me Carl Woodsin

Katie Price ka zbuluar se është rikthyer zyrtarisht së bashku me ish të fejuarin e saj, Carl Woods.

Ish modelja magjepsëse, 44 vjeçe, dhe ylli televiziv, Carl, 33 vjeç, ishin ndarë nëntorin e kaluar pas më shumë se dy vitesh së bashku.

Carl kishte akuzuar nënën e pesë fëmijëve se e kishte tradhtuar, por më vonë filluan të qarkullonin thashethemet se dyshja ishin pajtuar.

Ylli i “Love Island” u raportua se i ishte bashkuar Katie me pushime në Tajlandë me dy fëmijët e saj më të vegjël, Jett, nëntë vjeç dhe Bunny, tetë.

Katie, e cila së fundmi dukej se po shijonte jetën si beqare, u shfaq të enjten në “Jeremy Vine”, gjatë së cilës më në fund sqaroi statusin e saj të marrëdhënies.

Price e konfirmoi në shfaqje se u pajtua me Carl, i cili po ashtu po qëndronte në prapaskenë duke e parë atë.

“A do të thotë kjo që mund të martohesh përsëri?”, vazhdoi një tjetër pyetje nga Jeremy.

“Nuk do ta përjashtojë kurrë”, shpjegoi Kate. “Do të isha gati për martesën e vërtetë”.

“Por nuk ka asgjë të planifikuar ende”, shtoi ajo.

Katie ishte e martuar më parë me Kieran Hayler për tetë vjet, me Alex Reid për dy vjet dhe për Peter Andre për katër vjet. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ethet e orëve të fundit, pse Rama “dogji” 8 kryebashkiakë

Story i radhës

Macron: Marrëveshja Kosovë-Serbi është progres i rëndësishëm dhe duhet të zbatohet në tërësi menjëherë

Të fundit nga