MMJPH: Vagoni-cisternë me Monomer Vinil Klorur mbërriti i sigurt në Gjermani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kompania Ekocentar 97 SHPKNJ Shkup dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor e informojnë publikun se vagoni-cisternë me Monomer Vinil Klorur ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Gjermani dhe pritet djegia e kësaj lënde të rrezikshme. Gjegjësisht, sipas njoftimit të marrë nga kompania Ekocentar 97 SHPKNJ Shkup dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor që e mbikëqyri tërë procesin, procedurën për eksport dhe transportim të sigurt të Monomer Vinil Klorurit (“VCM”) nga vendet dhe impiantet e prodhimit brenda SHA “OHIS” Shkup, është përfunduar plotësisht.

Më 29.09.2020, në përputhje me rregulloret ligjore për transportin e këtij lloji të mbeturinave të rrezikshme, paraprakisht u dërgua një njoftim se eksporti do të kryhet dhe u njoftuan institucionet kompetente dhe pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, vendeve tranzite (Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Austria), si dhe vendi importues – Gjermania.

Më 02.10.2020 në prani të përfaqësuesve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në mënyrë të sigurt me ndihmën e një vinçi të përshtatshëm u ngarkua rezervuari në të cilin ishte derdhur Monomer Vinil Klorur (“VCM”) në automjet transportues në pronësi të transportuesit DENIS Gall – Bullgari , që i posedon të gjitha licencat për transport ndërkombëtar për këtë lloj të mbetjeve të rrezikshme. Në të njëjtën ditë, filloi dhe mbaroi procedura e eksportit doganor, dhe rreth orës 17, automjeti transportues i ngarkuar me Monomer Vinil Klorur u largua nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Transporti u zhvillua pa asnjë problem dhe më 06.10.2020 automjeti transportues me cisternën me Monomer Vinil Klorur (“VCM”) mbërriti në terminalin në Gjermani ku përfundoi procedura doganore, dhe pastaj u drejtua për te inceneratori SUEZ Sonderabfallgesellschaft mbh në Schkopau Germany. Në të njëjtën ditë u bë pritja dhe rezervuari u shkarkua në mënyrë të sigurt në incenerator. Sipas orarit të inceratorit në periudhën që vijon ne presim përgjigje kur Monomer Vinil Kloruri (“VCM”) do të shkatërrohet.

Aktiviteti është pjesë e projektit për Mënjanimin e sigurt të substancave kimike nga lokacionet dhe impiantet e prodhimit në rrethin e SHA “OHIS” Shkup.

Ngjarja paraprake

Izraeli do të shemb shkollën e re palestineze në Bregun Perëndimor

Ngjarja e ardhëshme

ALI AHMETI parashikon rezultatin e ndeshjes Maqedoni- Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian