MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit në Tetovë

Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg /m3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se i njëjti është tejkaluar në pikën matëse në Tetovë.

Marketing

Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmimit.

Tetovë

24.12.2022

168.1471

25.12.2022

151.0488

* përqëndrimet janë shprehur në mg/m3

Nga MMJPH është dorëzuar informacioni për tejkalimin e pragut të alarmimit deri tek Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Administrata e Mjedisit, Sektori i Komunikimit me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe komunës së Tetovës për epizodin e ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Tetovës hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit.

Story i mëparshëm

Gjithnjë e më shumë francezë po shesin dhurata për Krishtlindje

Story i radhës

Mikela: Më paragjykojnë gjithnjë për ngjyrën, më thonë që i përkas komunitetit rom

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish