“M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin”- Olta Gixhari bëhet nostalgjike, publikon foto me partnerin duke u…

Olta Gixhari e ruan gjithmonë identitetin e bashkëshortit të saj, ashtu sikurse edhe atë të djalit që kanë bashkë, Amar.

Aktorja ka treguar se partnerit të saj nuk i ka pëlqyer asnjëherë që ta ekspozojnë jetën e tyre private, pavarësisht se Olta është një personazh publik, dhe ajo ka rënë dakord me këtë propozim duke e parë shumë të arsyeshëm.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Gixhari ndau me ndjekësit në Instastory disa imazhe krah partnerit të saj, të realizuara në periudha të ndryshme kohore duke i bërë atij një dedikim të bukur.

Image

Ajo postoi një foto ku dyshja shihet e shtrirë në rërë në një nga plazhet e Spanjës, teksa shkëmbejnë një puthje.

“M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve. Ehhh”, shkroi aktorja.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Olta është shprehur se pavarësisht faktit që e do shumë Shqipërinë dhe se shpesh e merr malli për vendin e saj, mundësitë që i ofrohen familjes së aktores në Spanjë janë shumë herë më të mira.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Rreth 100 vende në botë nuk mund të kenë ende qasje në vaksina

Ngjarja e ardhëshme

Abuzoi seksualisht me gruan me aftësi mendore të kufizuara dhe e la shtatzëne, lihet në burg 20-vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian