Mjeshtrit e dënuar ndërtojnë kuzhinën e burgut

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë, kanë filluar që në formë vullnetare të rregullojnë kuzhinën ku hanë ushqim çdo ditë.

Kështu, me punë herë të ndara e herë të përbashkëta, të burgosurit janë gati ta përfundojnë ndërtimin.

E krejt këto punë, po i kryen një gjeneratë që në jetën para grilave ka kryer pikërisht punë ndërtimtarie.

Ky projekt që pritet të kryhet brenda pak javësh, ka nisur në vitin 2019. E pas rregullimit në të do të mund të ushqehen rreth 200 persona që gjenden prapa grilave.

Hapësira prej dy mijë metrave katror ka edhe koston e vet. E krejt kjo, kësaj qendre do t’i kushtonte rreth 150 mijë euro.

Por falë të burgosurve, u arrit të kursehen rreth 40 mijë euro.

Ngjarja paraprake

Gjoka krenar me Shkëndijen: Vardari ka shumë probleme

Ngjarja e ardhëshme

Lille ndalet nga Strasburgu

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian