Mjeku infeksionist tregon pasi janë rritur rastet javët e fundit

Mjeku infeksionit Genc Stroni është shprehur i bindur se në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid, por ende nuk është zbuluar zyrtarisht. 

Stroni tha ardhja e variantit të ri nuk mund të shmanget pasi kontaktet e Shqipërisë me vendet që kanë raste të këtij varianti janë të shumta.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë rast me mutacionin e ri të Covid, nuk është kapur ndonjë i tillë. Unë jam i bindur edhe tek është. Nuk ka mundësi që ne kemi shpëtuar, kur kemi pasur kontakte me vendet që kanë raste të këtij mutacioni. Mendoj se ende nuk është kapur një rast i tillë”, tha mjeku Stroni.

Po ashtu mjeku ka folur dhe për rritjen e rasteve të Covid në javët e fundit, dhe si shkak për shtimin e rasteve ai fajëson neglizhencën e zbatimit të masave.

“Mbase dhe njerëzit janë lodhur me masat mbrojtëse, u bë një punë emirë para vitit të ri, pasi njerëzit mbanin maskat. Por tani shikoj se njerëzit nuk po kujdesen si më para dhe duan t’i kthehen normalitetit. Kjo gjë ka ndikuar dhe në rritjen e numrave në këto përmasa, pasi s’ka arsye tjetër për këtë rritje”, shtoi Stroni për emisionin “Rudina”.

Mjeku infeksionit për fundin e pandemisë tha se do të jetë shumë i vonë, por sipas tij ekziston dhe skenari që të bashkëjetojmë me Covid njësoj si me gripin.

“Unë them se do bashkëjetojmë me këtë sëmundje siç po bashkëjetojmë dhe me gripin. Mundet që përqindja e të sëmurëve të jetë e pallogaritshme dhe të jetë fundi i pandemisë”, tha Stroni.

Ngjarja paraprake

Senatorët republikanë i kërkojnë Biden miratimin e projektligjit të ndihmës

Ngjarja e ardhëshme

Makinat Ford me sistem operativ qendror Android

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian