Mjeku i Trump: Presidenti amerikan pa simptoma tashmë 24 orë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po trajtohet pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), nuk ka pasur temperaturë gjatë katër ditëve të fundit dhe asnjë simptomë tashmë 24 orë, njoftoi mjeku i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë publikoi për shtypin një shënim të përgatitur nga mjeku Sean Conley në lidhje me gjendjen e fundit shëndetësore të Trump, i cili po vazhdon trajtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump tha këtë mëngjes se ndihet ‘për mrekulli’, ka thënë Conley, duke shtuar se vlerat e Trump janë në nivele normale dhe se gjendja e tij është “stabile”.

“Trump nuk ka temperaturë tashmë katër ditë dhe simptoma tashmë 24 orë. Presidenti Trump nuk kishte nevojë për mbështetje me oksigjen pas ditëve të para të shtrimit në spital”, ka deklaruar Conley.

Ai ka shtuar se kanë rastisur në antitrupa të dukshëm kundër virusit në mostrat e marra nga Trump dje në laborator, duke theksuar se po vazhdojnë të ndjekin nga afër gjendjen e presidentit amerikan.



. .

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Turqia me praninë e saj ushtarake i shërben stabilitetit dhe paqes të të gjithë rajonit të Gjirit

Ngjarja e ardhëshme

Zaev në selinë e NATO-s në Bruksel, do të takohet me Stoltenberg

të fundit nga