Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump s’paraqet rrezik të bartjes së COVID-19

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk paraqet rrezik të bartjes së COVID-19 tek të tjerët.

Sipas tij, Trump ka bërë një test për COVID-19 të shtunën, i cili tregon se ai nuk paraqet më “rrezik transmetimi tek të tjerët”, shkruan Reuters.

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar nëse deklarata e Conley dëshmon se Trump ka dalë negativ në testin për COVID-19.

Kujtojmë se të shtunën (10.10.2020), Trump ka bërë paraqitjen e tij të parë publike prej kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë nga spitali që ishte shtrirë për të marrë trajtim pas prekjes me COVID-19.

Kjo paraqitje e tij po konsiderohet si hapi i parë i nisjes së fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 3 nëntor të këtij viti në SHBA.

Ngjarja paraprake

Dita Botërore e Mbipeshës

Ngjarja e ardhëshme

Kryetari i Suharekës dorëlirë: I jep tenderë bashkëpartikaut të tij, duke shkelur ligjin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian