Mjekja shqiptare nga Gjermania: Gjobat arrijnë deri në 300 euro nëse nuk vëmë maskë

Ndonëse në Shqipëri përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura do të fillojë që nga e enjtja, por në Gjermani kjo masë është aplikuar që para disa ditësh.

Këtë gjë e konfirmoi në emisionit “Open”, mjekja Marsela Ceno. Ajo tha se edhe në Gjermani ka debat në lidhje me këtë masë, duke shtuar se në rastet kur personat nuk mbajnë maskë policia aplikon gjobat që arrijnë deri në 300 euro.

“Në Gjermani ka debate në lidhje me këtë. Gjermania ka vendosur që të jetë i detyruar përdorimi i maskës. Gjoba në raste se një person shihet në rrugë pa maskë, në ambientet publike, ajo varion sipas rasteve, ka 250-300 euro por ka dhe gjobë që shkon 50 euro”, tha Ceno.

Ngjarja paraprake

Është i infektuar me COVID-19, Ronaldo humb përballjen me Messin?

Ngjarja e ardhëshme

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 25 gradë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian