Mjekët “ndezin” alarmin për pasojat nga mësimi online

Mungesa e përqendrimit, probleme me sytë por edhe me boshtin kurrizor. Këto janë ndër pasojat më të shpeshta nga qëndrimi jo i drejtë dhe i gjatë përpara kompjuterit te nxënësit që ndjekin mësimin online. Ndërsa nxënësit janë të detyruar të ndjekin mësimin në këtë mënyrë, mjekët iu bëjnë thirrje prindërve të shtojnë kontrollin ndaj fëmijëve të tyre në kohën që e kalojnë përpara ekranit pas orarit të mësimit.

“Efektet negative të teknologjisë bashkëkohore janë multidimensionale, fillimisht ndikon pa diskutim në sy, në koncentrim, ndikon në periudhat e hershme në zhvillimin psikomotorik të fëmijëve dhe normalisht, problemet vijnë në fazat e mëvonshme të zhvillimit të fëmijëve. Si zakonisht fëmija duhet të jetë i vendosur mirë në karrige, në tavolinë të mos jetë i shtrirë, të mos jetë boshti kurrizor i varur, pra pozicioni në orarin e caktuar i fëmijës duhet të jetë ashtu siç duhet”, pohoi Sani Bajrami, pediatër.

Psikologët nga ana tjetër tërheqin vërejtjen edhe ndaj problemeve psikike te fëmijët nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike.

“Kjo ka efekt negativ në zhvillimin e të mësuarit të fëmijëve, me pasoja negative në koncentrim, dëmtime fizike e kështu me radhë. Ajo ndikon në koncentrim të ulët pastaj dhe në lodhje psikike tek nxënësit pas përfundimit të gjithë asaj. Si rekomandim pas kësaj duhet që ata të lexojnë ndonjë literaturë të lehtë, shëtitje në natyrë, relaksim diçka argëtuese për ta dhe mos të rikthehen assesi pas asaj në ekranet e kompjuterit apo telefonit”, tha Arlinda Rizvani, psikologe.

Për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme mësimin e ndjekin online.

Ngjarja paraprake

Lautaro bëhet baba për herë të parë

Ngjarja e ardhëshme

Humbi bashkëshortin në moshë të re/ Ministrja Elva Margariti postim prekës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian