Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump është në gjendje të mirë shëndetësore, tha sot mjeku i tij, Sean Conley për gazetarët jashtë qendrës mjekësore “Walter Reed”, në Maryland.

“Këtë mëngjes presidenti
po shkon shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se ekipi mjekësor është
jashtëzakonisht i lumtur me përparimin që ka bërë presidenti.

“Trump nuk është nën oksigjen dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen apo lëvizjen”, thanë mjekë nga spitali, kryesisht nga repartin i Kujdesit Pulmonar dhe Sëmundjeve Infektive.

Conley sqaroi se ishte ai që kishte rekomanduar transferimin e presidentit në spital.

Kujtojmë që Donald Trump dhe gruaja e tij Ivanka Trump kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten në mbrëmje. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Dy anëtarë të Juventus pozitivë me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Lajmërohet edhe njëherë Trump, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian