Mitrovica një bombë e kurdisur!

Kush e kurdisi bombën e quajtur Mitrovicë para 23 viteve dhe në duart e kujt po qëndron aktivizimi i saj? Interesat gjeostrategjike të superfuqive gërshetohen edhe në gadishullin Ilirik, intervenimi humanitarë i NATO-s ishte më tepër se humanitarë.

Kur pati vendosmëri të superfuqive, forcat gjakatare ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë u dëbuan nga Kosova shumë shpejt dhe shumë lehtë. Atëherë pse nuk u zgjidhë përfundimisht çështja e Mitrovicës pikërisht në atw kohë, por mbeti bombë e kurdisur nga po ata që e çliruan Kosovën!

Mu në urën e Ibrit u vendosën ushtarët francez dhe krijuan vijën ndarëse të qytetit të Mitrovicës, formuan qytetin verior të ashtuquajtur Mitrovica e Veriut i cili u shndërrua në një oazë ku lulëzoi krimi i organizuar. Bandat kriminale të dirigjuara nga pushteti kriminal në Beograd u bënë të gjithë pushtetshëm, komanduan dhe udhëhoqën çdo gjë në atë pjesë.

Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ishte e interesuar ta zgjidhë problemin e Mitrovicës të cilin vet e krijoj, me ndihmën e politikës kriminale në Beograd, por edhe me ndihmën e bandave kriminale që ishin në pushtet në Prishtinë.

Mu për këtë tani e 23 vite pas lufte mbetet një bombë e kurdisur dhe sa herë ju nevojitet atyre që e kurdisen kërcënohen se do e aktivizojnë. Sikur të ishin vërtetë të interesuar ta zgjidhnin çështjen e Mitrovicës, jam i bindur se për 24 orë do e zgjidhnin atë. Por atyre që e çliruan Kosovën po ju duhet ta mbajnë ende të kurdisur dhe në momentin që ju duhet për qëllimet e tyre ta aktivizojnë.

Uroj që kjo të bëhet për të mirën e shqiptarëve dhe jo si më parë në Histori në dëm të tyre, qoftë kjo edhe me lëvizjen e kufijve në Ballkan.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

Story i radhës

Shuhet pishtari i arsimit prof.Adnan Agai

Të fundit nga