Mitrovica kalon në zonën e kuqe, policia jep detaje

Komuna e Mitrovicës ka kaluar nga zona e verdhë në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me Covid-19. Kjo komunë ka 351 raste pozitive aktive, 14 persona të hospitalizuar derisa 865 të tjerë e kanë mundur virusin.

Ahmet Xhosha, komandant në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar respektimin e masave anti-Covid.

“Policia shumë shpejt i ka marrë masat e duhura dhe është organizuar tani në fazë tjetër dhe kemi vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit pika statike. Gjithashtu edhe në brendi të qytetit policia po këshillon qytetarët që nga sonte ka filluar ora policore”, tha ai.

Ai thotë se qytetarët po respektojnë rekomandimet e dhëna.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

I çonte ushqime në spitalin Covid, por sot i thonë se i ati ka ditë që ka vdekur! Djali shkon në morg, askush nuk i jep informacion

Ngjarja e ardhëshme

Në MPB-në e Maqedonisë ka 344 raste aktive me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian