Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik Lewis Hamilton duket se është zgjidhur. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë rregullisht në pistë këtë sezon me Mercedes. Ai do të jetë i pranishëm më 18 shkurt, në prezantimin e makinës Mercedes.

Lajmin e konfirmojnë mediat gjermane (RTL), që u referohen burime nga makina gjermane.

Hamilton ka ende edhe dy vite kontratë me Mercedes. Pavarësisht polemikave që pati me komisarët e garës së Abu Dhabi për humbjen e titullit kampion, ai do të vijojë të garojë. Hamilton ka mbyllur prej gati dy muajsh çdo komunikim në rrjetet sociale, pasi mbeti i zhgënjyer.

Pak ditë më parë, Mercedes publikoi një video të xhiruar që në dhjetor 2021, ku Hamilton e Russell (piloti i ri i Mercedes) uronin Vitin e Ri kinez.

Kjo lë të mendosh se ai do të garojë, pasi Mercedes nuk mund të publikojë një video me një pilot që nuk do të garojë më për të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sherr mes fqinjëve, goditet me mjete të mprehta 24-vjeçari, përfundon në spital

Story i radhës

8 sinjale që jep trupi kur një lidhje është akoma në fazën e muajit të mjaltit

Të fundit nga