Miss Mianmari kërkon ndihmë ndërkombëtare për të parandaluar dhunën

Miss Mianmari, Han Lay, e cila përfaqësoi vendin e saj në një garë bukurie në Tajlandë, ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të parandaluar dhunën që vijoi pas grusht shtetit ushtarak në vendin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Han Lay, Miss Mianmari dhe studente në Universitetin Yangon, në një fjalim gjatë garës së bukurisë në kryeqytetin tajlandez Bangkok, theksoi se ishte shumë e pikëlluar nga vdekja e njerëzve të vrarë gjatë protestave në vendin e saj.

“Çdo qytetar dëshiron që vendi i tij të jetojë në paqe dhe prosperitet. Derisa ju drejtohem këtu, shumë njerëz po vdesin në vendin tim. Më vjen shumë keq për ta. Ju lutemi ndihmoni Mianmarin. Ne kemi nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare”, tha Lay.

Sipas një raporti të përditshëm të lëshuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), numri i njerëzve që vdiqën në ndërhyrjen e armatosur të forcave të sigurisë në protestat kundër grushtit të shtetit ushtarak arriti në 459.

Më 27 mars, gjatë sulmit të policisë dhe ushtrisë së Mianmarit mbi demonstruesit që protestuan kundër puçit, janë vrarë 114 persona.

Ushtria e Mianmarit më 1 shkurt të këtij viti kreu grusht shteti dhe mori pushtetin në këtë vend nën arsyetimin se zgjedhjet e nëntorit kanë qenë të parregullta.

Ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe arrestoi krerë të qeverisë, përfshirë edhe lideren Aung San Suu Kyi.

Protestat masive kundër grusht shtetit filluan më 6 shkurt. Gjatë intervenimeve të dhunshme të ushtrisë gjatë protestave janë vrarë më shumë se 450 persona, ndërsa mbi 1.000 janë arrestuar.



. .

Ngjarja paraprake

SKANDAL: Opozita shqiptare refuzon bashkëpunimin për regjistrimin e popullsisë

Ngjarja e ardhëshme

Ndërroi jetë mes flakëve për të shpëtuar të tjerët/ Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian