Misioni i OKB-së në Darfur të Sudanit vendos t’i japë fund mandatit

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Darfur ka vendosur t’i japë fund mandatit të tij në rajonin e trazuar të Sudanit, pas 13 viteve të operimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i OKB-së në Darfur (UNAMID) njoftoi se qeveria sudaneze do të marrë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë dhe shërbimeve për qytetarët në rajon.

Misioni njoftoi se nga 1 janari i vitit 2021 trupat dhe personeli i policisë i UNAMID-it do të përqendrohen në garantimin e sigurisë për tërheqjen e aktiviteteve, personelit dhe burimeve.

“UNAMID do të ketë një periudhë gjashtë-mujore për të ndërmarrë tërheqjen, e cila do të kryhet në faza. Kjo do të përfshijë kthimin në atdhe të trupave, automjeteve të tyre dhe pajisjeve të tjera, ndarjen e stafit ndërkombëtar dhe kombëtar, mbylljen e njëpasnjëshme të zyrave të ekipit të misionit si dhe dorëzimin e tyre entiteteve të përcaktuara në përputhje me rregullat e OKB-së”, shpjegoi misioni paqeruajtës.

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ra dakord t’i japë fund misionit UNAMID në Darfur, pasi mandati i tij përfundon më 31 dhjetor.

Misioni u vendos në Darfur në vitin 2007 për t’i dhënë fund konfliktit të ashpër që shpërtheu në rajonin perëndimor të vendit në vitin 2003 midis forcave qeveritare dhe grupeve rebele.



. .

Ngjarja paraprake

Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas

Ngjarja e ardhëshme

Tronditet Kosova, vdes në moshë të re sportisti 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian