Misioni i natës i MiG ukrainas, rrëzoi dronin rus Shahed

May 22, 2025
1 minut lexim

Gjatë natës së kaluar, forcat ruse kryen një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke lëshuar gjithsej 76 dronë kamikazë.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, 22 dronë u rrëzuan, ndërsa 41 u zhdukën nga radarët.

Forcat Ajrore të Ukrainës publikuan një video të regjistruar nga një aeroplan luftarak MiG-29, në të cilën dokumentohet shkatërrimi i njërit prej dronëve rusë të tipit Shahed.

Aeroplani drejtohej nga piloti me nofkën “Yellowtail”, i cili gjatë misionit luftarak të natës arriti të kapte dhe të shkatërronte me sukses dronin armik.

“Misioni luftarak i natës i pilotit Yellowtail. Në pamjet e regjistruara nga MiG-29 shihet shkatërrimi i dronit kamikazë Shahed gjatë mbrojtjes nga sulmi ajror masiv rus ndaj objekteve infrastrukturore”, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Piloti Yellowtail është pjesë e Brigadës Ajrore Taktike të Komandës Ajrore Perëndim. Forcat Ajrore të Ukrainës bëjnë të ditur se ai ka kryer mbi 100 misione luftarake deri më tani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vuçiqi- Kallasit: Asociacioni, parakusht për paparim në dialog

Story i radhës

Jennifer Lawrence në skenat e seksit me Robert Pattinson: E sulmuam njëri-tjetrin si tigrat

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
ShkoLartë