mirenjohje ne maqedoni per volejbollisten erjona jonuzi 65a068cd32624

Mirënjohje në Maqedoni për volejbollisten Erjona Jonuzi 

January 11, 2024
1 minut lexim

Paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadrën e Rabotniçkit dhe Maqedoninë e Veriut bashkë me titujt e sukseset ekipore kanë sjellë edhe vlerësime individuale për volejbollisten tetovare, Erjona Jonuzi.

Fituese e shumëfishtë e kampionatit dhe Kupës së vendit, e shkëlqyeshme edhe në fanellën e përfaqësueses, Erjona sot është pritur në Agjencinë për Rini dhe Sport ku nga ana e drejtorit, Naumçe Mojsovskit është nderuar mes tjerash edhe me një mirënjohje si vlerësim për rezultatet e arritura. 

“Erjona Jonuzi është e ardhmja e volejbollit!

 Në karrierën e saj profesionale 12-vjeçare, ajo ka shënuar suksese dhe rezultate të shkëlqyera:

7 herë kampione e Kupën e RMV-së

7 herë kampione në Ligën e Volejbollit në Maqedoni!

6 herë e shpallur si teknike e vitit

MVP në garat evropiane me perfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë!

Erjona është e vetmja që fitoi titullin MVP në garat evropiane, duke qenë lojtarja më e mirë në ndeshje, edhe pse Maqedonia pësoi humbje!

Jemi krenar që në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport i ndajmë MIRËNJOHJE për kontributin e jashtëzakonshëm në volejbollin e Maqedonisë!

I urojmë edhe sa më shumë suksese dhe mirënjohje”, thuhet në postimin e Agjencisë për Rini dhe Sport në emër të drejtorit, Naumçe Mojsovski.

MARKETING

RENT A CAR

buci i preferuar skam dale kurre por ne nominim me ganiun dola para tij nejse ate se shihja ne finale 65a0658525631
Story i mëparshëm

Buci: I preferuar s’kam dalë kurrë, por në nominim me Ganiun dola para tij, nejse atë se shihja në finale

gjyqi civil ne nju jork trump nuk kam bere asgje te gabuar 65a06946d8d41
Story i radhës

Gjyqi civil në Nju Jork, Trump: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë