Miratohet propozimi për zgjidhje me marrëveshje të kontestit mes Qeverisë dhe “Makpetrolit” për sistemin gazpërçues

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Qeveria sot në seancën e nëntë e shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Makpetrolit SHA Shkup me marrëveshje, me konkluzionin se ai duhet të dërgohet për miratim në Kuvend.

“Ligji për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe ‘Makpetrol’ SHA Shkup me rrugë të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në lidhje me përcaktimin e pjesëmarrjes së secilës palë në ndërtimin e sistemit të gazpërçuesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën arrihet tejkalim i mosmarrëveshjeve dhe përfundim i gjitha procedurave të filluara”, kumtoi shërbimi për media e qeverisë. sn/

Ngjarja paraprake

Qeveria i miratoi propozim ndryshimet ligjore për autorizim më të madh të inspektorëve

Ngjarja e ardhëshme

Sela: Ligji ua mundëson, drejtorët shqiptar nuk shkruajnë shqip

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian