Miratohet propozimi për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Qeveria në mbledhjen e sontme të tetë e ka miratuar Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2020 dhe miratoi konkluzë që ta dorëzojë për miratim në Kuvend.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar, konform treguesve financiar, parashikimet tregojnë se deficiti në Buxhetin do të jetë 8.4 për qind për shkak të rritjes së anës së shpenzimeve ku me përqindje më të madhe marrin pjesë masat për të zbutur pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e KOVID -19.

“Ana e të ardhurave të Buxhetit mbetet e pandryshuar dhe deficiti i pritur do të mbulohet nga huamarrja në tregun e brendshëm. Me ribalancin e Buxhetit nuk janë paraparë kurrfarë implikimesh lidhur me transferimet sociale dhe pensionet dhe ato do të paguhen rregullisht”, informojnë nga Qeveria.

Në komunikatë, madje theksohet se të gjitha masat e katër pakove për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve në kushte të krizës shëndetësore- ekonomike do të realizohen konform planeve deri në fund të vitit për likuiditetin e ekonomisë, përmes likuiditetit të kompanive dhe rritjes së shpenzimeve publike.

“Me shkurtimin shtesë të kostove joproduktive dhe rialokimin e fondeve në Buxhet do të ruhet përmbushja e detyrimeve siç janë pagesa e rregullt e borxheve të mbetura dhe subvencioneve, veçanërisht në programet për zhvillimin rural, arsimin, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe projekteve tjera ekologjike si dhe realizimin e projekteve kapitale”, thuhet në njoftimin nga seanca qeveritare. fab/

 

Ngjarja paraprake

Ermira Topalli dëshmoi edhe një herë cilësitë e saja

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria miratoi masa kufizuese për punën e objekteve hotelerike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian