Miratohet përdorimi i terapisë që e mori Trump për ta mposhtur COVID-19

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka miratuar të shtunën një autorizim emergjent për përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron si trajtim për pacientët e infektuar me COVID-19.

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump e kishte marrë terapinë e quajtur REGEN-COV2, kur u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

Trajtimi duhet të futet në qarkullimin e gjakut dhe ka për qëllim të imitojë një përgjigjje imune ndaj infeksionit.

“Kokteji uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit“, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë.

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.

Ngjarja paraprake

Media e njohur në Bosnjë e habitur, se çfarë i ka ndodhur Bosna Visokos në Kosovë...

Ngjarja e ardhëshme

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Basha mesazh për familjen: Kontributi i tij pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

të fundit nga