Miratohen ndryshimet për projektligjin e Policisë së Shtetit, Lleshaj: Përgjimet ambientale kërkohen vetëm nga komisarët

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit ditën e sotme.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjimet ambientale.

“Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi flet për përgjim ambiental. Ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është super rregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia“, tha Lleshaj.

Punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit e për t’u punësuar si civil, me ndryshimet e reja.

“Ligji i sotëm për policinë  e shtetit ka një nen që shumë pak  e dinë. Neni  që përcakton statusin e policisë së shtetit. Aty thotë se punonjësi i policisë së shtetit  gëzon statusin e nëpunësit civil. Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen”, tha Lleshaj.

Ministri shtoi se do të parqitet edhe një nismë tjetër për sigurinë në shkolla, ku policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie.

Ngjarja paraprake

Biletë falas për Skopje ZOO për të gjiThë shfrytëzuesit e Magenta 1 përmes aplikacionit TelekomMk

Ngjarja e ardhëshme

Grubi-Koja:Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian