Miratimi i Kodit Zgjedhor, reagon zyrtari i PPE-së: Rama po pengon integrimin e vendit

Pas miratimit në Parlament të ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, ka ardhur edhe nje reagim nga Parlamenti Europian.

Michael Gahler, përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE-së në Parlamentin Europian, ka thënë se me këtë veprim Edi Rama po pengon integrimin e vendit në BE.

Sipas tij, “duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet”.

Në deklaratë thuhet më tej se “me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE”.

Gahler i bën thirrje Presidentit që ta kthejë ligjin që u votua sot.

“Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, përfundon Gahler.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Rritja e numrit të të saposëmurëve ndodh për shkak të mosrespektimit të masave, rekomandimet themelohen mbi analizën e gjendjes epidemiologjike dhe anketave

Ngjarja e ardhëshme

Nuk ka oferta për Shaqirin, mbetet në Liverpool

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian