Miranda Kerr flet hapur për të fejuarën e ish-bashkëshortit të saj: Ka gjetur dikë që ia bën zemrën…

Miranda Kerr ka folur së fundmi për ish-bashkëshortin, Orlando Bloom dhe të fejuarën e tij, Katy Perry, duke pranuar se ajo absolutisht e “adhuron” partneren e tij.

37 vjeçarja, ish-modele e “Victoria Secret”, që ka një djalë nëntë vjeçar, Flynn, me aktorin 43-vjeçar “Pirates of the Caribbean”, tha ndihet mirë që Bloom ka gjetur dikë që e bën të lumtur, raporton “Mirror”.

Duke folur me Drew Barrymore përmes një “video-call”, Miranda tha se ka shumë respekt për Orlandon dhe Katyn.

“Unë e adhuroj Katyn dhe thjesht ndihem kaq e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që ia bën zemrën të rrahë fort, sepse në fund të ditës, Flynn do të ketë një baba të lumtur dhe një nënë të lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Unë jam shumë mirënjohëse që Orlando dhe Katy gjetën njëri-tjetrin dhe jam aq mirënjohëse që gjeta burrin tim të mrekullueshëm, Evan Spiegel, dhe të gjithë ne e respektojmë njëri-tjetrin.

Kur bëhet fjalë për raste të veçanta, kur duhet të jemi së bashku, ne bëjmë kompromise për atë që është më e mira për të gjithë familjen tonë,“- u shpreh ajo.

Pasi Katy mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë me emrin Daisy Bloom me Orlandon, në gusht, Miranda ishte një ndër të parat që uroi çiftin.

“Jam shumë e lumtur për ju djema,“- shkruajti ajo në të dy faqet e tyre në Instagram.

“Mezi po pres ta takoj,“- shtoi ajo.

Orlando dhe Miranda u divorcuan në 2013, por kanë mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe “miqësore” që nga ajo kohë.

Miranda ka gjetur dashurinë tek themeluesi i “Snapchat”, Evan Spiegel, me të cilin u martua në 2017-ën.

Dyshja janë bërë prindër të dy djemve, të cilët quhen Hart dhe Myles.

Ngjarja paraprake

Ik Driton Selmanaj ik

Ngjarja e ardhëshme

Klopp dorëzohet: Nuk e di se çfarë do të bëjmë në janar

të fundit nga