Miq dhe bashkëpunëtorë shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bashkim Kopliku

Ndarja nga jeta e politikanit dhe inxhinierit të njohur Bashkim Kopliku ka prekur jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por dhe ata që e njihnin nga afër, miq, shokë e bashkëpunëtorë.

Përmes postimeve të ndjera në rrjete sociale ata shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Koplikut, i cili humbi betejën me Covid-19, ndërsa ishte në udhëtim drejt Italisë, për t’u kuruar atje.

“Bashkim Kopliku, burri, shtetari e politikani dinjitoz, është ndarë nga kjo jetë. Qoftë për në parajsën e Zotit”  shkruan kreu i Task Forcës për Covid dhe njëherazi Inspektor i Përgjithshëm i ISHSH, Shkëlqim Hajdari.

“Te dashur miq,Sonte u nda fatkeqesisht nga jeta para kohe kolegu yne i nderuar, intelektuali i shquar, Ing. Bashkim Kopliku, i cili ishte nder intelektualet e pare qe u bashkua me Levizjen Antikomuniste Studentore te Dhjetorit ’90 nderkohe qe ishte K/Inxhinier ne Uzinen e Radio Televizionit ne Durres. Ing. Bashkimi shpejt u ngjit ne lidershipin e PD-se duke u bere anetar i Kryesise dhe i Keshillit Kombetar, Deputet i Durresit, dhe pas fitores se PD-se me 22 Mars 1992, u emerua Zv. Kryeminsiter dhe Minister i Brendshem i qeverise se Aleksander Meksit. Bashkimi duke qene karakter i forte tregoi personalitet, individualitet dhe dinjitet gjate mandatit se tij ne qeveri, duke u shquar gjithashtu edhe per ndershmeri, trimeri, patriotizem, perkushtim dhe profesionalizem. Per 100 dite ne mbare vendin u ri-vendos rendi publik nga puna e palodhur e Bashkimit dhe te gjithe stafit profesionist te Ministrise se Brendshme. Ne zgjedhjet e vitit 1996 Bashkimi u zgjodh deputet i Tropojes. U prehsh ne paqe Bashkim. Ngushellime per familjen dhe miqte e Bashkimit! Humbem nje mik dhe koleg te mire!” shkruan ish-deputeti Aleksandër Biberaj.

“Iku një qytetar race. Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë. Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës. Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje” shkruan Astrit Patozi.

Ndërkohë, një mik i hershëm i Koplikut, Engjëll Çeka shkruan ndër të tjera: “Do na mungosh miku im, njeriu i mire Bashkim Kopliku. Pushofsh ne paqe!”

“Lamtumire Bashkim Kopliku, njeri i mencur qe Durresi do te kujtoj gjithmone….ashtu e deshe jeten ne udhetim dhe ne avion vdiqe! Me preve ne bese duke me thene Artur po iki…po me ike larg o mik!” shkruan Artur Llana.

Ngjarja paraprake

Guardiola: Tottenhami i Mourinhos është favorit për ta fituar Premierligën

Ngjarja e ardhëshme

Afrikë, shënohen 314 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga