Ministrja e Jashtme uron popullin e Republikës Domenikane

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës Domenikane, me rastin e festimit të 27 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.  

Shefja e diplomacisë kosovare, uroi popullin mik të Republikës Domenikane për  shëndet, mirëqënie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Republikës Domenikane ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës gëzon marrëdhënie të mira me Republikën Domenikane dhe ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej lidhjen e bashkëpunimin midis vendeve e popujve tanë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Republika Domenikane e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 10 korrik 2009.

Ngjarja paraprake

Kroati shkakton senzacion, më i miri në sllallomin e madh

Ngjarja e ardhëshme

Juventus në ‘luftë’ me Barcelonën për yllin e Man City

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian