Ministrja Dumoshi uron Vitin e Ri: Viti që po e lëmë pas, ishte shumë i vështirë.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.

Në një postim në Facebook, Dumoshi ka uruar që viti 2021 të jetë i mbarë për Kosovën.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Viti që po e lëmë pas, ishte shumë i vështirë. Ne u ballafaquam me situata të rënda për familjet tona dhe shoqërinë. Pandemia Covid-19, goditi shumë familje, ngase ua mori më të dashurit e tyre.
Uroj që vitin që po hyjmë, të jetë i mbarë për Kosovën tonë të dashur.
Po ashtu uroj që në familjet tuaja të keni shëndet, shumë dashuri, lumturi dhe gëzime.
Gëzuar, për shumë mote!

Ngjarja paraprake

Nga Dubai, modelja pozon me bikinet 'seksi'

Ngjarja e ardhëshme

Kuka: Mos harroni ju që premtuat e si mbajtët premtimet s’do ju kursej vitin tjetër 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian