Ministrja austriake për BE-në për vizitë në Shkup

Ministrja federale për BE-në dhe për Çështje Kushtetuese të Austrisë, Karoline Edshtadler, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditëshe në vend.

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane njoftojnë se Edshtadler gjatë qëndrimit të saj në Shkup do të realizoj takim me , Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç, me fokus perspektivën e integrimit evropian të rajonit, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe krizën e sigurisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, Edstadler do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, ndërsa parashihet të takohet edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona rrit ofertën për Raphinhan

Story i radhës

Interi ia cakton çmimin Lautaros

Të fundit nga