Ministrja austriake Edstadler në Shkup: Euriointegrimi të bëhet me vepër

Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimi Evropian dhe bisedimet duhet të fillojnë gjatë presidencës franceze, tha ministrja austriake për BE, Karoline Edstadler.

Sipas saj, ky vit është vendimtar për të ardhmen evropiane të rajonit, duke marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e mundshme nga ky konflikt. Ajo shpreson se problemet me Bullgarinë do të mund të zgjidhen në afat të shpejt.

“Dy vjet kaluan, ka ngecje dhe kjo ngecje duhet të ndërpritet. Ne si Bashkim Evropian do të bëjmë çmos për këtë rajon, për Maqedoninë e Veriut para së gjithash, që të merr një perspektivë të besueshme me fakte, për të cilat flasim me dekada. Duhet të veprohet, jo vetëm të ketë fjalë. Jam optimiste se tash është momenti i duhur për këtë kurs. Jam takuar edhe me bullgarët dhe ata kanë ndjenjë të mirë se problemet do të mënjanohen dhe do të punojnë për çështjet bilaterale, e cila do t’i hap rrugën eurointegrimit të RMV-së.”,- deklaroi ministrja austriake për BE, Karoline Edstadler.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Varheji së shpejti në Sofje, Maqedonia e Veriut mes temave për bisedime me Petkovin

Story i radhës

Në garë për talentin francez

Të fundit nga